SHBA-të mirëpresin vendimin e Qeverisë për mallrat serbe: Hap i rëndësishëm në rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndryshimin e vendimit sa i përket produkteve serbe dhe hyrjes së tyre në Kosovë. Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se është i kënaqur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalimit për mallrat e gatshme të…

Lajme

08/10/2024 15:30

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndryshimin e vendimit sa i përket produkteve serbe dhe hyrjes së tyre në Kosovë.

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se është i kënaqur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalimit për mallrat e gatshme të importuara nga Serbia.

“Ky është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur të Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit evropian”, tha ambasadori Hovenier, transmeton lajmi.net.

Ai theksoi se SHBA-të vlerësojnë partnerët ndërkombëtarë për përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të promovuar tregtinë e lirë në rajon.

Ndryshimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës tani për tani është i vlefshëm vetëm në pikën kufitare në Merdar./Lajmi.net/