Ramadani publikon shkresën që supozohet ta ketë bërë një ushtar: Dorëheqje për shkak të kushteve të pamjaftueshme financiare

Ish kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani i ka reaguar ministrit të mbrojtjes Ejup Maqedonci, pasi ky i fundit deklaroi sot se 119 pjesëtarë janë larguar nga Forca e Sigurisë së Kosovës, duke thënë se ky trend nuk është vetëm tek ne por edhe në vendet si Mbretëria e Bashkuar. “Në Mbretëri të Bashkuar këtë vit…

Lajme

08/10/2024 15:38

Ish kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani i ka reaguar ministrit të mbrojtjes Ejup Maqedonci, pasi ky i fundit deklaroi sot se 119 pjesëtarë janë larguar nga Forca e Sigurisë së Kosovës, duke thënë se ky trend nuk është vetëm tek ne por edhe në vendet si Mbretëria e Bashkuar.

“Në Mbretëri të Bashkuar këtë vit janë larguar 6.5% e ushtarakëve”, tha Maqedonci para deputetëve në Komisionin për Siguri dhe Mbrojtje.

Ramadani përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se kjo shifër i bie të jetë se 5 përqind e ushtarëve vetëm këtë vit e kanë lëshuar Ushtrinë.

Sipas Ramadanit shumica e tyre e kanë lëshuar vendin e punës për shkak të kushteve e pagave të këqija.

“Dmth, nëse e ka dhënë shifrën e saktë (sepse para dy javësh ka thënë më pak se 100 e kanë lëshuar!) atëherë veç për 9 muaj e kanë lëshuar mbi 5% e ushtarëve. Shumica dërrmuese e tyre për shkak të kushteve dhe pagave të këqija”, ka shkruar Ramadani.

Tutje ai tha se është i dëshpëruar pasi sipas tij Forca rezervë as në 1000 nuk është rritur, e ku thotë se Fondi i Sigursië është harruar komplet.

“As për së afërmi nuk është arritur numri prej 5000 pjesëtarësh!Forca Rezervë as në 1000 nuk ka arritur!Fondi i Sigurisë është harruar total. Ushqimi më u pa”, ka shkruar tutje Ramadani.

Ndërkaq ai ka publikuar një fotografi të një kërkese për lëshimin e Ushtrisë për shkak të pagës. /Lajmi.net/