Zyrtarë të ambasadës amerikane në Beograd vizitojnë Preshevën

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka njoftuar se zyrtarë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Beograd, ishin për vizitë në këtë komunë. Sinani përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook tha se me Nicholas Enz dhe Ksenia Llazoviq diskutuan për shërbimin e detyrueshëm ushtarakë, të cilin shqiptarët e refuzojnë, pasivizimin e adresave…

Lajme

08/10/2024 15:22

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka njoftuar se zyrtarë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Beograd, ishin për vizitë në këtë komunë.

Sinani përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook tha se me Nicholas Enz dhe Ksenia Llazoviq diskutuan për shërbimin e detyrueshëm ushtarakë, të cilin shqiptarët e refuzojnë, pasivizimin e adresave dhe mospranimin e diplomave të Kosovës.

“Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim në komunën tonë zyrtarët e Ambasadës Amerikane, Nicholas Enz – zyrtar politik, dhe Ksenia Llazoviq nga departamenti politik. Në takimin tonë, u trajtuan tema të rëndësishme për të ardhmen e qytetarëve tanë, me fokus të veçantë: – Shërbimi i detyrueshëm ushtarak – Pasivizimi i adresave – Mospranimi i diplomave të Kosovës”, shkroi Sinani.

Tutje ajo u shpreh se përfaqsuesit e ambasadës amerikane treguan gatishmërinë për të avokuar në zgjidhjen e këtyre problemeve, duke kontribuar për të siguruar një të ardhme më të mirë për qytetarët.

“Përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane treguan gatishmërinë për të avokuar në zgjidhjen e këtyre problemeve, duke kontribuar për të siguruar një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë”, ka shkruar Sinani. /Lajmi.net/