Vazhdojnë zhvillimet- Izedin Bytyqi sillet tek Ministria e Infrastrukturës nga Krimet Ekonomike

Janë duke vazhduar zhvillimet në kuadër të ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Aty që në orët e para të mëngjesit ka nisur një aksion-bastisje nga Policia e Kosovës, konkretisht Njësia e Krimeve Ekonomike. Para pak minutave njësitë policore janë parë duke sjellë në këtë ministri edhe ish-sekretarin e kësaj ministrie, Izedin Bytyqi. Hetuesit…

Lajme

08/10/2024 12:00

Janë duke vazhduar zhvillimet në kuadër të ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Aty që në orët e para të mëngjesit ka nisur një aksion-bastisje nga Policia e Kosovës, konkretisht Njësia e Krimeve Ekonomike.

Para pak minutave njësitë policore janë parë duke sjellë në këtë ministri edhe ish-sekretarin e kësaj ministrie, Izedin Bytyqi.

Hetuesit policor thuhet të ketë bastisur tashmë edhe shtëpinë e Bytyqit, e më pas e sollën në ministri, transmeton lajmi.net.

Aksioni policor me urdhër të Prokurorisë së Shtetit në këtë ministri është duke vazhduar derisa theksohet se hetimet kanë të bëjnë me dyshimin për faljen milionëshe të borxheve të disa kompanive, të cilat bëjnë ambalazhimin e ujit.

Një vit më parë Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 10 personave të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, në mesin e tyre edhe Izedin Bytyqi./Lajmi.net/

Vazhdon bastisja tek ministria e Infrastrukturës, dyshohet se rasti lidhet me ambalazhuesit e ujit