Buzhala: Sot e kam angazhuar avokatin Berisha dhe brenda javës e dorëzojmë padinë ndaj ministrit Sveçla
“Nuk po thotë se dyshojmë. Sot kam angazhuar Besnik Berishën, avokatin tem. Brenda javës do të dorëzohet padia. Nuk është kësi premtimi që thuhet e s’bahet kurrë. Ka me pas padi për Xhelalin”, deklaroi Berat Buzhala pas deklarimeve të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Buzhala u shpreh se ministri Sveçla është “sherrbudallë”, pas…
Lajme
“Nuk po thotë se dyshojmë. Sot kam angazhuar Besnik Berishën, avokatin tem. Brenda javës do të dorëzohet padia. Nuk është kësi premtimi që thuhet e s’bahet kurrë. Ka me pas padi për Xhelalin”, deklaroi Berat Buzhala pas deklarimeve të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Buzhala u shpreh se ministri Sveçla është “sherrbudallë”, pas deklarimeve të tij.
Ndryshe, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në panelin për politikat e mbrojtjes dhe sigurisë të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje ndërsa ka folur për ndërtimin e nëstacionit policor në veri, pretendoi se derisa po shikonin shpronësimim e perimetrit të sigurisë të stacionit policor, kanë parë se pronarë të parcelës figuronin biznesmeni serb i sanksonuari nga SHBA-ja Zvonko Veselinoviqi e biznesmenët kosovarë Bujar Musa e Akan Ismaili (ky i fundit ka qenë edhe ish-ambasador në Shtetet e Bashkuara të Amerikës) dhe gazetari Berat Buzhala.
E ky i fundit, Berat Buzhala në emisionin “Debat Plus” të Dukagjinit u shpreh se do të hyjë drejtpërdrejtë në platformën E-Kosova për të vërtetuar se “nuk ka pronë” në veri të Mitrovicës.
“Krejt çka kam në emër timin është në Prishtinë. Në Çabiq kam pronësi bashkësi familjare”, vijoi Buzhala.