Arrestohen dy persona në Gjakovë, ju kapet sasi e konsiderueshme e drogës

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë arrestuar nga policia në Gjakovë si të dyshuar për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Sipas njoftimit të Policisë thuhet se gjatë këtij aksioni, janë konfiskuar një sasi e drogës, para, si dhe telefon. Tutje bëhet e ditur…

Lajme

07/10/2024 19:25

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë arrestuar nga policia në Gjakovë si të dyshuar për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se gjatë këtij aksioni, janë konfiskuar një sasi e drogës, para, si dhe telefon.

Tutje bëhet e ditur se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërkaq në njoftim thuhet se lidhur me rastin me urdhër të prokurorisë kompetente është zhvilluar një bastisje ku gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit  janë gjetur dhe konfiskuar dëshmitë si në vijim:

Një (1) qese najloni e mbushur me bari ngjyrë të gjelbër të dyshuar për narkotik të llojit mariuhanë me peshë 0.9 gram,

Njëzet e shtatë (27) qese najloni të mbushura me bari ngjyrë te gjelbër të dyshuar për narkotik të llojit mariuhanë me peshë 34 gram,

Shtatëdhjetë (70) qese najloni të mbushura me bari ngjyrë te gjelbër të dyshuar për narkotik të llojit mariuhanë me peshë 100 gram,

Një (1) qese najloni të mbushur me bari ngjyrë te gjelbër të dyshuar për narkotik të llojit mariuhan me peshë prej 534 gram ,

Para në vlerë prej 510 euro,

Një (1) telefon,

Peshore digjitale. /Lajmi.net/