Lëndohen dy punëtorë derisa po intervenonin në një trafo në Trepçë

Dy punëtorë kanë pësuar lëndime derisa po intervenonin në një trafo elektrike në Trepçë. Zëdhënësja e ndërmarrjes Trepça, Donika Osmani Mehmeti ka thënë për lajmi.net se të dy punëtorët janë jashtë rrezikut për jetë. “Gjate mesditës duke intervenuar ne trafo pas një problemi me energji elektrike, dy punëtor janë lënduar, njëri i ndërmarrjes Trepça dhe…

Lajme

07/10/2024 18:36

Dy punëtorë kanë pësuar lëndime derisa po intervenonin në një trafo elektrike në Trepçë.

Zëdhënësja e ndërmarrjes Trepça, Donika Osmani Mehmeti ka thënë për lajmi.net se të dy punëtorët janë jashtë rrezikut për jetë.

“Gjate mesditës duke intervenuar ne trafo pas një problemi me energji elektrike, dy punëtor janë lënduar, njëri i ndërmarrjes Trepça dhe tjetri punëtor i KOSTT-it. Fatmirësisht të dy punëtorët janë jashtë rrezikut për jetën”, ka thënë Osmani Mehmeti për lajmi.net. /Lajmi.net/