Protestuesit në Shqipëri grumbullohen te selia e PD-së

Në selinë e Partisë Demokratike janë mbledhur me qindra qytetarë, të cilët do të marrin pjesë këtë të hënë në protestën e thirrur nga opozita. Me thirrjet: Berisha, Berisha, fitore, fitore, protestuesit janë nisur nga selia e Partisë Demokratike drejt sheshit “Skënderbej” nga ku do të nisë zyrtarisht protesta. Sipas A2CNN, është bërë e ditur…

Lajme

07/10/2024 18:14

Në selinë e Partisë Demokratike janë mbledhur me qindra qytetarë, të cilët do të marrin pjesë këtë të hënë në protestën e thirrur nga opozita.

Me thirrjet: Berisha, Berisha, fitore, fitore, protestuesit janë nisur nga selia e Partisë Demokratike drejt sheshit “Skënderbej” nga ku do të nisë zyrtarisht protesta.

Sipas A2CNN, është bërë e ditur se në këtë protestë nuk do të ketë fjalime, por dyshohet se protestuesit do të bllokojnë disa akse rrugore.

Ndërkohë, efektivët e policisë janë vendosur në zona të ndryshme të Tiranës, nga Kryeministria te Bashkia e Tiranës.