Pensionet për familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-s, ministri Murati tregon sa do të jenë ato

Qeveria e Kosovës ka njoftuar sot për rritjen e pensioneve për 20 për qind. Në konferencën për media ndër të tjerash u theksua se rritje të pensioneve do të ketë edhe për familjet e dëshmorëve dhe familjet e të zhdukurve të UÇK-së, por nga 1 janari i vitit të ardhshëm. E në lidhje me këtë,…

Lajme

07/10/2024 15:35

Qeveria e Kosovës ka njoftuar sot për rritjen e pensioneve për 20 për qind.

Në konferencën për media ndër të tjerash u theksua se rritje të pensioneve do të ketë edhe për familjet e dëshmorëve dhe familjet e të zhdukurve të UÇK-së, por nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

E në lidhje me këtë, ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se si duket skena aktuale e këtyre pensioneve dhe si do të duket më pas, transmeton lajmi.net.

“Nga sa është tash 20% e bazës për anëtarin e dytë, e nga 10% për të tjerët, shtesa do të llogaritet si 50% e bazës për secilin anëtar tjetër dëshmor apo të zhdukur, deri në nivelin e familjes me më shumë se 4 dëshmorë apo të zhdukur të UÇK-së”,tha Murati.

Njoftimi i plotë:

Përveç rritjes prej 20%, për familjet e dëshmorëve dhe familjet e të zhdukurve të UÇK-së që kanë më shumë se një familjar dëshmor apo të zhdukur, do të ndryshojë edhe formula e llogaritjes për anëtarët tjerë.

Nga sa është tash 20% e bazës për anëtarin e dytë, e nga 10% për të tjerët, shtesa do të llogaritet si 50% e bazës për secilin anëtar tjetër dëshmor apo të zhdukur, deri në nivelin e familjes me më shumë se 4 dëshmorë apo të zhdukur të UÇK-së.

Kështu do të duket pas 1 janarit 2025 skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe për familjet e të zhdukurve të UÇK-së./Lajmi.net/