Kusari-Lila s’e sheh si problem largimin e Rrahmanit dhe Korenicës nga Vetëvendosje

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, nuk e sheh si problem kalimin e projektligjeve në Kuvendin e Kosovës. Në deklarimin për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit është pyetur për largimin e dy deputetëve nga kjo parti, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica, derisa tha se ata kanë qëndrime kundër në disa…

Lajme

07/10/2024 12:50

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, nuk e sheh si problem kalimin e projektligjeve në Kuvendin e Kosovës.

Në deklarimin për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit është pyetur për largimin e dy deputetëve nga kjo parti, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica, derisa tha se ata kanë qëndrime kundër në disa projektligje, por që të tjerët duhet të votojnë.

“Kryesia vendos që më 10 të vazhdojmë me seancë e cila do të trajtojë pi kat e papërfunduara nga seanca e kaluar. Zyrtarit GP i VV-së ka 62 deputetë. Nuk parashohim diçka më dramatike në javët në vijim. Është e domosdoshme që 54 projektligje që janë në lexim të dytë të përmbyllen”,deklaroi Kusari-Lila, transmeton lajmi.net.

Ajo tha se në rast se projektligjet nuk trajtohen në lexim të dytë ato kthehen.

“Ata kanë qëndrim që në projektligje të caktuara të marrin pjesë”./Lajmi.net/