“Pallati i Rinisë” reagon pas aksionit të Prokurorisë: Po bashkëpunojmë me organet përkatëse

Një aksion nga Prokuroria Speciale është duke u realizuar tek “Pallati i Rinisë”, ku deri tani janë arrestuar dy persona. Sipas Policisë së Kosovës, ata janë ndaluar me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare. “Deri më tani kemi të ndaluar dy persona të dyshuar për  kryerjen e veprave penale që ndërlidhen me Keqpërdorimin e detyrës…

Lajme

07/10/2024 12:23

Një aksion nga Prokuroria Speciale është duke u realizuar tek “Pallati i Rinisë”, ku deri tani janë arrestuar dy persona.

Sipas Policisë së Kosovës, ata janë ndaluar me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Deri më tani kemi të ndaluar dy persona të dyshuar për  kryerjen e veprave penale që ndërlidhen me Keqpërdorimin e detyrës zyrtare”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

“Pallati i Rinisë” ka reaguar përmes një komunikate për media të cilët kanë njoftuar se po bashkëpunojnë me organet përkatëse.

“Bordi i Drejtorëve të NPL “Pallati i Rinisë” Sh.A. në përgjigje të hetimit të nisur nga njësia e krimeve ekonomike, informojmë opinionin publik se jemi duke bashkëpunuar plotësisht me autoritetet përkatëse. Ne kemi ofruar dhe do të vazhdojmë të ofrojmë qasje të plotë në Pallat, si dhe kemi hapur të gjitha të dhënat tona sipas kërkesave të tyre. Qasja jonë e plotë dhe e hapur ndaj procesit hetimor do të vazhdojë, me qëllim lehtësimin e hetimit dhe ndriçimin e çdo aspekti të rëndësishëm”, thuhet në komunikatë.

Prokuroria Speciale ka thënë se do të jep detaje të tjera pas përfundimit të aksionit.

“Pas përfundimit të aksionit do të informoheni për detaje tjera”, ka njoftuar Prokuroria. /Lajmi.net/