Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës të enjten, vazhdim i dy seancave të kaluara

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës që do të mbahet të enjten do të jetë vazhdim. “Do të jetë seanca e papërfunduar para dy jave, të enjten e kaluar. Jo kjo që lamë, por para dy jave. Tash e dy seanca sesioni vjeshtor nuk…

Lajme

07/10/2024 11:47

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës që do të mbahet të enjten do të jetë vazhdim.

“Do të jetë seanca e papërfunduar para dy jave, të enjten e kaluar. Jo kjo që lamë, por para dy jave. Tash e dy seanca sesioni vjeshtor nuk po arrin të fillojë në Kuvendin e Kosovës për shkak të mungesës së numrave nga mazhoranca në këtë rast, që drejtohet nga Vetëvendosje”, tha Tahiri, shkruan lajmi.net.

Kurse sa i përket votimit të këtyre pikave, Tahiri theksoi se qëndrimet e PDK-së s ai përket këtyer pikave janë të njëjta, se do ti votojnë marrëveshjet ndërkombëtare në formë të qëndrimit siç janë deklaruar edhe më herët.

“Por në projektligjet ku kërkohet shumicë e thjeshtë, pra prej 61 deputetë që duhet të jenë prezentë në seancë normalisht se s’do të marrim pjesë sepse kjo është përgjegjësi e mazhorancës.Do të jetë vështirë e kalimit të këtyre projektligjeve pasi shihet se ka një shurje në kuadër të grupit parlamentar të VV-së s ai përket numrit”,theksoi ai./Lajmi.net/