Aksidenti tragjik tek liqeni i Badocit, ja çfarë thuhet në raportin policor

Policia e Kosovës është deklaruar edhe një herë në lidhje me aksidentin tragjik që ndodhi tek Liqeni i Badocit, të shtunën rreth orës 23:00. Policia ka njoftuar se është raportuar se në rrugën magjistralen Gjilan-Prishtinë, saktësisht te Liqeni i Badocit, një veturë me targa vendore në lëvizje dyshohet se ka shkaktuar vet aksident dhe si…

Lajme

07/10/2024 09:18

Policia e Kosovës është deklaruar edhe një herë në lidhje me aksidentin tragjik që ndodhi tek Liqeni i Badocit, të shtunën rreth orës 23:00.

Policia ka njoftuar se është raportuar se në rrugën magjistralen Gjilan-Prishtinë, saktësisht te Liqeni i Badocit, një veturë me targa vendore në lëvizje dyshohet se ka shkaktuar vet aksident dhe si pasojë e lëndimeve tre persona-viktimat, drejtuesi i veturës dhe dy pasagjerë meshkuj kosovarë kanë ndërruar jetë.

Vdekjen e tyre e ka konstatuar mjeku.

“Njësitë relevante policore, prokurori, njësitë emergjente dhe të kërkim-shpëtimit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe  me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar në IML për obduksion”./Lajmi.net/