Pacolli “konsultohet” me inteligjencë artificiale para postimit, harron ta fshij mesazhin që i ktheu

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka shprehur ngushëllime përmes një postimi në Facebook, familjeve të tre të vdekurve sot si pasojë e një aksidenti trafiku tek liqeni i Badocit. Si duket ai para postimeve në Facebook, së pari konsultohet me inteligjencën artificiale për gabime të ndryshme drejtshkrimore. Pacolli ka harruar të fshij një pjesë para…

Lajme

06/10/2024 20:43

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka shprehur ngushëllime përmes një postimi në Facebook, familjeve të tre të vdekurve sot si pasojë e një aksidenti trafiku tek liqeni i Badocit.

Si duket ai para postimeve në Facebook, së pari konsultohet me inteligjencën artificiale për gabime të ndryshme drejtshkrimore.

Pacolli ka harruar të fshij një pjesë para postimit që i ka shkruar inteligjenca artificiale.

“Teksti juaj është pothuajse i qartë, por mund të bëhen disa përmirësime të vogla për ta bërë më të rrjedhshëm dhe gramatikisht të saktë. Ja një version i përmirësuar:
Më tronditi shumë humbja e jetëve të tre të rinjve në rrugën përreth liqenit të Badocit. Ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave, dhe Zoti i mëshiroftë të ndjerët.
Deri kur do të vazhdojnë incidente të tilla tragjike para se të vetëdijesohemi dhe të riparojmë e sigurojmë rrugët tona?
Sot kemi shumë pjesë rrugësh të shkatërruara që janë vdekjeprurëse, të cilat më pak kujdes dhe përkushtim do të mund të ktheheshin në rrugë të sigurta!”, shkruhej në postimin e plotë të Pacollit.
Si duket ai këtë e ka vërejtur shpejtë pasi që menjëherë e ka fshirë dhe e ka rregulluar. /Lajmi.net/