U godit nga rryma elektrike, vdes 22 vjeçari në Vushtrri

Një 22 vjeçar ka ndërruar jetë në fshatin Zhilivodë të Vushtrrisë, pasi dyshohet të jetë goditur nga rryma elektrike. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar Ilmi Prekazi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës. Sipas Prekazit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. “Sot rreth orës 10:00,  policia në Vushtrri është…

Lajme

06/10/2024 18:32

Një 22 vjeçar ka ndërruar jetë në fshatin Zhilivodë të Vushtrrisë, pasi dyshohet të jetë goditur nga rryma elektrike.

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar Ilmi Prekazi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

Sipas Prekazit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Sot rreth orës 10:00,  policia në Vushtrri është njoftuar se në fshatin Zhilivodë të Vushtrrisë një person i moshës 22 vjeç, ishte goditur nga rryma elektrike në shtëpinë e tij.  Njësitë policore menjëherë kanë shkuar në atë lokacion mirëpo viktima në ndërkohë ishte dërguar nga familjarët në Emergjencën e ShSKUK në Prishtinë për trajtim mjekësor. Rreth orës 11:23, policia ishte njoftuar nga Emergjenca se viktima kishte humbur jetën. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore dhe eksperti i rrymës. Janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore dhe është kontaktuar prokurori kujdestar. Rasti është inicuar: Vdekje e dyshuar ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Prekazi. /Lajmi.net/