Ramadani publikon fotografi të ushqimit për FSK-në sot: Ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Kontrata e cila ka përfunduar me kompaninë e cila kishte fituar tenderin për të furnizuar me ushqim ushtarët e FSK-së ka shkaktuar problematika në këtë rast. Disa nga punëtorët e menzës së Qendrës së Studentëve e disa nga Shërbimi Korrektues i Kosovës po përgatitin tash e sa ditë ushqimin për ushtarët. Sot, ushtarët e FSK-së…

Lajme

06/10/2024 17:47

Kontrata e cila ka përfunduar me kompaninë e cila kishte fituar tenderin për të furnizuar me ushqim ushtarët e FSK-së ka shkaktuar problematika në këtë rast.

Disa nga punëtorët e menzës së Qendrës së Studentëve e disa nga Shërbimi Korrektues i Kosovës po përgatitin tash e sa ditë ushqimin për ushtarët.

Sot, ushtarët e FSK-së janë ushqyer me ushqim të konservuar, e këtë ish shefi i AKI-së e ka quajtur të tmerrshme, shkruan lajmi.net.

“Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet. Ushtarët nuk janë lypsarë, ata janë krenaria e shtetit tonë. Ju edhe mund të harxhoni para në Hotelin me 5 yje për aktivitete partiake si pasanikët më të mëdhenj, por ky ushqim i tmerrshëm për ushtarët është mallkim për sigurinë e shtetit tonë. Tash, jepjani një fjalim të zjarrtë patriotik e sakrifikues nga Hoteli me 5 YJE këtyre ushtarëve të kequshqyer”, ka shkruar Ramadani në Facebook mbi fotografitë e ushqimit. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë;