Kurti takohet me ish-presidentët Moisiu e Sejdiu

Kryeministri Albin Kurti priti sot në takim ish-presidentët e Shqipërisë dhe Kosovës, Alfred Moisiu dhe Fatmir Sejdiu, pas konferencës “Balkan Leadership Conference”, organizuar dje nga Federata e Paqes Universale në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës. Gjatë takimit u diskutua rreth progresit ekonomik dhe demokratik të Kosovës, projektet e përbashkëta mes dy shteteve, në veçanti ato…

Lajme

06/10/2024 14:35

Kryeministri Albin Kurti priti sot në takim ish-presidentët e Shqipërisë dhe Kosovës, Alfred Moisiu dhe Fatmir Sejdiu, pas konferencës “Balkan Leadership Conference”, organizuar dje nga Federata e Paqes Universale në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës.

Gjatë takimit u diskutua rreth progresit ekonomik dhe demokratik të Kosovës, projektet e përbashkëta mes dy shteteve, në veçanti ato në ekonomi, të cilat e fuqizojnë edhe më shumë lidhshmërinë Kosovë-Shqipëri.

Ish-presidentët Moisiu dhe Sejdiu mirëpritën faktin e arritjes së progresit ekonomik të Kosovës gjatë viteve të fundit.