Vdekja tragjike e tre të rinjve, reagon Sveçla: Jemi në krah të familjarëve të viktimave
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për aksidentin me tre të vdekur në Liqenin e Badocit. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ai ka thënë se dy prej viktimave janë identifikuar dhe se është duke u hetuar shkaku i aksidentit. “Në vend të ngjarjes menjëherë pas aksidentit ka intervenuar…
Lajme
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për aksidentin me tre të vdekur në Liqenin e Badocit.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ai ka thënë se dy prej viktimave janë identifikuar dhe se është duke u hetuar shkaku i aksidentit.
“Në vend të ngjarjes menjëherë pas aksidentit ka intervenuar Policia e Kosovës e cila me ndihmën e FSK-së dhe zjarrëfikësve ka nxjerrë veturën nga Liqeni i Badovcit dhe trupat e të ndjerëve. Aktualisht, ekspertët e fushës janë duke bërë hetime për shkakun e aksidentit.”
Sveçla i ka shprehur ngushëllimeve familjeve të viktimave, ndërkohë u ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të jene të kujdesshëm gjatë vozitjes.
“Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe në këto momente të rënda për ta jemi në krah të tyre. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve për vozitje të kujdesshme në mënyrë që të shmangim dhe të mos përsëriten aksidente të tilla. “Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve për vozitje të kujdesshme në mënyrë që të shmangim dhe të mos përsëriten aksidente të tilla”, ka shkruar Sveçla. /Lajmi.net/