​Çeku: Kemi restauruar 100 monumente të kulturës

Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku në mbledhjen e këshillit të LVV-së, ka theksuar se për një mandat kanë restauruar më shumë se janë restauruar për 20 vite monumentet e kulturës. Deri më tani janë restauruar mbi 100 monumente dhe 50 të tjera janë në proces në muajt në vazhdim, për të cilat janë ndarë mbi…

Lajme

06/10/2024 13:31

Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku në mbledhjen e këshillit të LVV-së, ka theksuar se për një mandat kanë restauruar më shumë se janë restauruar për 20 vite monumentet e kulturës.

Deri më tani janë restauruar mbi 100 monumente dhe 50 të tjera janë në proces në muajt në vazhdim, për të cilat janë ndarë mbi 9 milionë euro nga Qeveria.

Çeku ka theksuar se rinovimet po vazhdojnë në Teatrin Kombëtarë dhe teatrot në Prishtinë, Mitrovicë, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan.

Ka edhe rinovime në ndërtesat e institucioneve të ansamblit “Shota”, Arkivit Shtetëror, Muzeut Kombëtar, Bibliotekës Kombëtare, Galerisë Kombëtare dhe Galerisë e ministrisë.

“Kemi restauruar mbi 100 monumente dhe 50 të tjera janë në proces në muajt vijim, për vitin e ardhshëm. Për një mandat përafërsisht kemi restauruar më shumë sesa është bërë në 20 vite para qeverisë sonë. Po realizohet, një transformim i tërësishëm infrastrukturës kulturore me rinovime por edhe me ndërtesa të reja. Rinovimet janë duke vazhduar në Teatrin Kombëtar dhe teatrot e qyteteve Prishtinë, Mitrovicë, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan. Ka rinovime në ndërtesat e institucioneve të rëndësishëm të ansamblit “Shota”, të Arkivit Shtetëror, Muzeut Kombëtar, Bibliotekës Kombëtare, Galerisë Kombëtare dhe galeria e ministrisë”, ka thënë Çeku.

Në proces është edhe projekti i Teatrit të Opera-së dhe baletit.