Tragjike, tre të vdekur në një aksident trafiku në rrugën Gjilan- Prishtinë

Mbrëmë ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Gjilan- Prishtinë, ku tre persona kanë vdekur. Lajmin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur mbrëmë pasi vetura me të cilën udhëtonin tashmë viktimat, ka rënë në liqenin e Badocit. Ndërkaq Ahmeti tha se vdekja…

Lajme

06/10/2024 10:58

Mbrëmë ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Gjilan- Prishtinë, ku tre persona kanë vdekur.

Lajmin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur mbrëmë pasi vetura me të cilën udhëtonin tashmë viktimat, ka rënë në liqenin e Badocit.

Ndërkaq Ahmeti tha se vdekja e viktimave është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Mbrëmë rreth orës 23:00  kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan -Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave  e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”, ka thënë Ahmeti. /Lajmi.net/