Lista e Kosovës për ndeshjet e tetorit pëson ndryshime, Foda ndryshon pozicionin e dy mesfushorëve

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Franco Foda ka publikuar tashmë emrat e lojtarëve të ftuar për ndeshjet me Lituaninë dhe Qipron në kuadër të Ligës së Kombeve. Mungesa më e madhe tek Dardanët është ajo e Vedat Muriqi, që është i lënduar. Ndërsa në skuadër janë rikthyer treshja që bën shumë zhurmë në grumbullimin e…

Sport

05/10/2024 15:02

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Franco Foda ka publikuar tashmë emrat e lojtarëve të ftuar për ndeshjet me Lituaninë dhe Qipron në kuadër të Ligës së Kombeve.

Mungesa më e madhe tek Dardanët është ajo e Vedat Muriqi, që është i lënduar.

Ndërsa në skuadër janë rikthyer treshja që bën shumë zhurmë në grumbullimin e fundit Edon Zhegrova, Aro Muriqin e Florent Muslija. Ndërkohë emër i ri është portieri Amir Shaipi.

Kosova më 12 tetor luan ndaj Lituanisë në Kaunas, ndërsa më 15 tetor e pret Qipron në Prishtinë. Ndeshjet i takojnë Ligës C të Ligës së Kombeve.

Por, lista e Kosovës ka pësuar një ndryshim, duke u ndërruar dy lojtarë.

Muharrem Jashari që ishte në listën e pritjes ka zënë vendin e Astrit Selmanit. /Telegrafi