Në Forumin e Paqes Universale, Kurti lavdërohet për përparim e progres në ekonomi gjatë qeverisjes së tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se me rreziqet që po i kanosen Evropës dhe lindjes së mesme brishtësia e paqes kudo në botë është evidente. Kreu qeveritar gjatë fjalës së tij në konferencën e Federatës së Paqes Universale, ku po diskutohet për  “Paqen, stabiliteti dhe tranzicioni demografik në Ballkanin Perëndimor”, tha se Kosova…

Lajme

05/10/2024 12:13

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se me rreziqet që po i kanosen Evropës dhe lindjes së mesme brishtësia e paqes kudo në botë është evidente.

Kreu qeveritar gjatë fjalës së tij në konferencën e Federatës së Paqes Universale, ku po diskutohet për  “Paqen, stabiliteti dhe tranzicioni demografik në Ballkanin Perëndimor”, tha se Kosova ka njohur përparim dhe progres gjatë qeverisjes së tij, duke konsideruar se është lider në rajon sa i përket edhe demokracisë

Ai përmendi rritjen ekonomike, po ashtu rritjen e eksporteve dhe rritjen e punësimit.

Kurti deri sa foli për liberalizimin e vizave për Kosovën, theksoi se pikërisht ashtu siç e kishin paraparë, liberalizim i vizave për Kosovën nuk e ka rritur migrimin, por sipas tij, përkundrazi ka njerëz që shkojnë veçse në mënyrë të rregullt dhe gjithnjë e më shumë njerëz të cilët kthehen.