Polici plagos me armë aksidentalisht nënën në Prishtinë,policia jep detaje
Një grua në Prishtinë është plagosur me armë zjarri. Policia e Kosovës njofton se një zyrtar policor nga pakujdesia ka plagosur nënën e tij. Sipas policisë, viktima është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës(QKUK), ndërsa i dyshuari ndodhet në stacionin policor për procedura të mëtutjeshme. “Prishtinë 04.10.2024-12:17. Është raportuar se i dyshuari…
Lajme
Një grua në Prishtinë është plagosur me armë zjarri. Policia e Kosovës njofton se një zyrtar policor nga pakujdesia ka plagosur nënën e tij.
Sipas policisë, viktima është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës(QKUK), ndërsa i dyshuari ndodhet në stacionin policor për procedura të mëtutjeshme.
“Prishtinë 04.10.2024-12:17. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, zyrtar policor, nga pakujdesia ka plagosur me armë viktimën femër kosovare-nënën e tij. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë, ndërsa i dyshuari ndodhet në stacionin policor për procedura të mëtutjeshme”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Ndërkaq dje drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, ka thënë për lajmi.net se gjendja e gruas është e rëndë.
“Prishtinë 04.10.2024-12:17. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, zyrtar policor, nga pakujdesia ka plagosur me armë viktimën femër kosovare-nënën e tij. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë, ndërsa i dyshuari ndodhet në stacionin policor për procedura të mëtutjeshme”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Lajmi.net