Arrestohet një person dyshohet për falsifikim dokumenti
Një shtetas i Turqisë është arrestuar me dyshimin për falsifikim të dokumentit përkatësisht pasaportë franceze. Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 17:00 ka arrestuar një shtetas të Turqisë me dyshimin për falsifikim të dokumentit. ‘’Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, pasi që tek i njëjti janë gjetur dy pasaporta franceze…
Lajme
Një shtetas i Turqisë është arrestuar me dyshimin për falsifikim të dokumentit përkatësisht pasaportë franceze.
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 17:00 ka arrestuar një shtetas të Turqisë me dyshimin për falsifikim të dokumentit.
‘’Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, pasi që tek i njëjti janë gjetur dy pasaporta franceze që dyshohet të jenë të falsifikuara. Pasaportat janë konfiskuar’’.
Tutje policia ka njoftuar se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/