Kurti solidarizohet me Bosnjën e Hercegovinën : Jemi gati t’ju ndihmojmë në çdo mënyrë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka shprehur ngushëllime familjarëve  të  viktimave që vdiqën  nga përmbytjet  në Bosnjë e Hercegovinë. Kurti në rrjetin social ‘’X’’ ka thënë se Kosova qëndron me Bosnjë e Hercegovinën dhe se është e gatshme t’i ndihmojë në cdo mënyrë. “Në emër të popullit të Kosovës, u shpreh ngushëllimet më të…

Lajme

04/10/2024 19:59

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka shprehur ngushëllime familjarëve  të  viktimave që vdiqën  nga përmbytjet  në Bosnjë e Hercegovinë.

Kurti në rrjetin social ‘’X’’ ka thënë se Kosova qëndron me Bosnjë e Hercegovinën dhe se është e gatshme t’i ndihmojë në cdo mënyrë.

“Në emër të popullit të Kosovës, u shpreh ngushëllimet më të thella familjeve dhe komuniteteve të prekura nga përmbytjet në Bosnje dhe Hercegovinë. Ne jemi me ju në këto kohë të vështira dhe jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë në çdo mënyrë që mundemi”, ka shkruar Kurti.

Si pasojë e përmbytjeve  së paku 19 njerëz kanë vdekur në Bosnje e Hercegovinë dhe “shumë të tjerë” janë lënduar./Lajmi.net/