Ndërron jetë ish-i burgosuri politik Sadri Sherifi

Veprimtari, atdhetari i çështjes kombëtare dhe njëherësh ish-i burgosuri politik,  Sadri Sherifi ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare, ka bërë të ditur Shoqata e të Burgosurve Politikë e Kosovës. Sadri Sherifi kishte qenë i burgosur nga pushtuesit jugosllav/serb, më 1980-82, pasi gjykata e kishte dënuar me 7 vjet heqje lirie pas demonstratave të mars-prillit 1981.…

Lajme

04/10/2024 19:10

Veprimtari, atdhetari i çështjes kombëtare dhe njëherësh ish-i burgosuri politik,  Sadri Sherifi ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare, ka bërë të ditur Shoqata e të Burgosurve Politikë e Kosovës.

Sadri Sherifi kishte qenë i burgosur nga pushtuesit jugosllav/serb, më 1980-82, pasi gjykata e kishte dënuar me 7 vjet heqje lirie pas demonstratave të mars-prillit 1981.

Ai me një numër të shokëve ishin të veçantë sepse rreshtoheshin në radhët e OMLK-së, e cila kishte përgjegjësi politike në përgatitjen, organizimin dhe zhvillimin e demonstratave të popullit shqiptar që nga viti 1974/1975, pas burgosjes të një numri të anëtarëve të kësaj organizate nga pushtuesit jugosllavë.
“Falë punës së palodhshme të tij me shokë e profesorë tjerë, dhe klasën punëtore e qytetarë të Kosovës, u arrit një pjesë e lirisë. Lavdia iu takon të gjithë atdhetarve të cilët ishin në rrugën e lirisë së atdheut e popullit shqiptar”, thuhet në komunikatë.

Shoqata e të Burgosurve Politikë e Kosovës, iu shpreh ngushëllime të thella familjes, shokëve e miqve, ish-të burgosurve politikë, bashkëveprimtarëve në trojet shqiptare dhe mërgatë.