Kurti priti në takim Shefen e UN Women

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim shefen e UN Women në Kosovë, Vlora Nushin. Takimi u fokusua në përpjekjet e përbashkëta për të avancuar agjendën e barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave në Kosovë, drejt një shoqërie më të barabartë dhe gjithëpërfshirëse-thuhet në komunikatë. Në këtë takim u   rikonfirmua përkushtimi i dyanshëm ndaj…

Lajme

04/10/2024 19:02

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim shefen e UN Women në Kosovë, Vlora Nushin.

Takimi u fokusua në përpjekjet e përbashkëta për të avancuar agjendën e barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave në Kosovë, drejt një shoqërie më të barabartë dhe gjithëpërfshirëse-thuhet në komunikatë.

Në këtë takim u   rikonfirmua përkushtimi i dyanshëm ndaj përmirësimit të pozitës së grave dhe vajzave në të gjitha fushat e jetës, përfshirë edukimin, tregun e punës dhe pjesëmarrjen politike.

Sipas njoftimit thuhet  gjatë takimit të përbashkët ku prezent ishte dhe drejtorja ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore, Edi Gusia, u përmend edhe 30-vjetori i Platformës së Pekinit, një prej momenteve më të rëndësishme në historinë e lëvizjes globale për barazinë gjinore. U diskutua për përparimin e arritur në Kosovë, që nga miratimi i kësaj platforme historike, por gjithashtu u theksua nevoja për të intensifikuar përpjekjet për të adresuar sfidat, përfshirë parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna me bazë gjinore, si dhe rritjen e pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje./Lajmi.net/