Zhegrova, Muslija e Muric i kërkojnë zyrtarisht falje Federatës, FFK-ja publikon letrën
Tre futbollistët e kombëtares të përjashtuar nga Franco Foda gjatë muajit shtator, Edon Zhegrova, Florent Muslija e Arianet Muric, i kanë kërkuar falje publike Federatës së Futbollit të Kosovës, duke mundësuar kështu edhe kthimin e tyre. Kjo u bë e ditur nga Federata e Futbollit të Kososvës (FFK), përmes një postimi në llogarinë e tyre…
Sport
Tre futbollistët e kombëtares të përjashtuar nga Franco Foda gjatë muajit shtator, Edon Zhegrova, Florent Muslija e Arianet Muric, i kanë kërkuar falje publike Federatës së Futbollit të Kosovës, duke mundësuar kështu edhe kthimin e tyre.
Kjo u bë e ditur nga Federata e Futbollit të Kososvës (FFK), përmes një postimi në llogarinë e tyre zyrtare.
Ndërkaq FFK-ja ka publikuar letrën e plotë të kërkim faljes, ku edhe tre futbollistët janë ftuar për ndeshjet e muajit tetor, kundër Lituanisë dhe Qipros. /Lajmi.net/