Kosova nuk rrezikohet nga përmbytjet, IHMK: Priten reshje shiu por me intensitet të dobët

Pas përmbysjeve në Bosnje – Hercegovinë të cilat rezultuan edhe me viktima në njerëz, Kosova nuk rrezikohet nga një situatë e njëjtë sikurse fqinji i saj. Kështu ka konfirmuar nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës Besim Aliu, për rtk. Ai ka thënë se sipas vëzhgimeve satelitore, mund të ketë reshje lokale me intensitet mesatar por që…

Lajme

04/10/2024 15:06

Pas përmbysjeve në Bosnje – Hercegovinë të cilat rezultuan edhe me viktima në njerëz, Kosova nuk rrezikohet nga një situatë e njëjtë sikurse fqinji i saj.

Kështu ka konfirmuar nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës Besim Aliu, për rtk.

Ai ka thënë se sipas vëzhgimeve satelitore, mund të ketë reshje lokale me intensitet mesatar por që nuk do të çojnë vendin në përmbysje.

Derisa nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës kanë bërë të ditur se gjatë fundjavës do të mbajë mot i vranët dhe me riga shiu.

Të shtunën pritet të ketë temperatura deri në 19 gradë Celsius, ndërkaq të dielën deri në 17 gradë Celsius.

“Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga të kohëpaskohëshme të shiut. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius.  Do të fryjë erë kryesisht nga veriperendimi e lehtë deri mesatare”.

“Të dielen do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende -vende me riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsis, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimit e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Tutje nga IHMK-ja kanë thënë se java e ardhshme pritet të ketë kushte më të mira meteorologjike.

“Java e ardhshme parashihet me kushte të mira meteorologjike, me temperatura mbi 20 gradë Celsius”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së. /Lajmi.net/