“Bishat” e reja të Policisë së Kosovës, veçoritë e makinave të blinduara që njihen për qëndrueshmëri të “çmendur”

Policia e Kosovës apo një nga institucionet më të rëndësishme të sigurisë në vend së fundi është furnizuar me disa pajisje të reja. Përpos kësaj, në Policinë e Kosovës tashmë kanë arritur automjete të reja, e autoblinda të ndryshme. Në një video të publikuar në rrjetin social, Facebook, nga Policia e Kosovës u bë e…

Lajme

04/10/2024 13:08

Policia e Kosovës apo një nga institucionet më të rëndësishme të sigurisë në vend së fundi është furnizuar me disa pajisje të reja.

Përpos kësaj, në Policinë e Kosovës tashmë kanë arritur automjete të reja, e autoblinda të ndryshme.

Në një video të publikuar në rrjetin social, Facebook, nga Policia e Kosovës u bë e ditur se edhe çfarë janë disa prej këtyre veturave.

Si edhe më parë, padyshim se në Policinë e Kosovës nuk do të mungojë modeli më i “sigurtë” i veturave, që është Toyota.

Makinat e blinduara këtë herë janë të tipit “Toyota Land Cruiser 300”. Të blinduara e me xhama të zi, këto vetura njihen për qëndrueshmëri të “çmendur”, e që i bëjnë ballë thuajse secili teren madje edhe ata më të vështirët.

Ky lloj i makinave përdoret nga forca të shumta të sigurisë në botë, e që tani nuk mungojnë as në Kosovë.

Madje në bazë të veçorive për këto vetura cilësohet edhe shpejtësia, e motori me vëllim prej 3.5 litrave, transmeton lajmi.net.

Sipas “Inkas”, makina Toyora LandCruiser 300 , ka ndërrues automatik me dhjetëra shpejtësi, motor të vëllimi 3.5 litra, “Twin Turbo V6” me benzinë.

Fuqia motorike e kësaj veturë është 409 kuaj fuqi dhe tërheqë me të katër rrotat.

Kjo makinë është 4.97 metra e gjatë, 2.06 metra e gjerë e 1.93 metra e lartë. Ka shtatë ulëse, kurse rezervuari i derivateve zë saktësisht 110 litra.

Edhe pse nga Policia e Kosovës nuk janë dhënë detaje shtesë në lidhje me blindimin e tyre, por sipas “Inkas” ato kanë nivel të mbrojtjes VR7 të certifikuar.

Duhet theksuar se Policia e Kosovës ka edhe makina të tjera të brendit Toyota, por që padyshim se ky furnizim ka qenë mëse i nevojshëm./Lajmi.net/

YouTube player