Skandali i rezervave shtetërore, Ridvan Muharremi po intervistohet nga Prokuroria Speciale
Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se Ridvan Muharremi është duke u intervistuar. Kjo është konfirmuar nga Prokuroria Speciale, ku u tha se Muharremi është paraqitur sot në Prokurori ku edhe po intervistohet. “Pas interesimit për të marr informacion nga një numër i madh i gazetarëve, Prokuroria Speciale informon se sot, Ridvan Muharremi, është paraqitur…
Lajme
Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se Ridvan Muharremi është duke u intervistuar.
Kjo është konfirmuar nga Prokuroria Speciale, ku u tha se Muharremi është paraqitur sot në Prokurori ku edhe po intervistohet.
“Pas interesimit për të marr informacion nga një numër i madh i gazetarëve, Prokuroria Speciale informon se sot, Ridvan Muharremi, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie.I njëjti është duke u intervistuar në cilësinë e të pandehurit për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim”,thuhet në njoftim.
Ridvan Muharremi, është njëri nga personat që mbeti i arrestuar për skandalin me rezervat shtetërore në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë.
Skandali me vajin, la të arrestuar edhe dy zyrtarë të kësaj ministrie, Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara. Por, emri që më së shumti po komentohet është emri i Ridvan Muharremit.
Ndryshe në lidhje me këtë skandal ishte raportuar se dëmi i buxhetit kap vlerën e 600 mijë eurove./Lajmi.net/