Persona të panjohur hedhin shishe me lëndë djegëse drejt një shtëpie në Prishtinë

Persona të panjohur kanë hedhur një shishe plastike me lëndë djegëse (dyshohet benzinë) me ç’rast e njëjta është ndezur dhe ka dëmtuar murin e rrethojës së një shtëpie. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Rifat Krasniqi”, në Prishtinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Rasti është nën hetime. SHKAKTIM I RREZIKUT…

Lajme

04/10/2024 10:31

Persona të panjohur kanë hedhur një shishe plastike me lëndë djegëse (dyshohet benzinë) me ç’rast e njëjta është ndezur dhe ka dëmtuar murin e rrethojës së një shtëpie.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Rifat Krasniqi”, në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore.

Rasti është nën hetime.

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

·  Rr. Rifat Krasniqi, Prishtinë / 03.10.2024 – 00:05. Është raportuar se të dyshuar të panjohur kanë hedhur një shishe plastike me lëndë djegëse (dyshohet benzinë) me ç’rast e njëjta është ndezur dhe ka dëmtuar murin e rrethojës së një shtëpie. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Rasti nën hetime.