Musliu: Policia nuk ka nevojë për falënderimet tona, por për plotësimin e kërkesave

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, është shprehur se policisë së Kosovës nu ki janë plotësuar kërkesat. Ajo në një postim të bërë së fundmi ka thënë se ata nuk kanë nevojë për falënderimet e deputetëve, por për plotësimin e kërkesave. “Realizimi i kërkesave të policisë është puna e parë…

Lajme

04/10/2024 09:51

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, është shprehur se policisë së Kosovës nu ki janë plotësuar kërkesat.

Ajo në një postim të bërë së fundmi ka thënë se ata nuk kanë nevojë për falënderimet e deputetëve, por për plotësimin e kërkesave.

“Realizimi i kërkesave të policisë është puna e parë që duhet t a bëjmë si Kuvend, ose ta mbyllim gojën sepse policia nuk ka nevojë për falënderimet e politikanëve”, shkroi ajo në një status të saj.

Sipas saj, përderisa policët po e kryejnë punën e tyre, edhe politikanët duhet të marrin vendime konform nevojave të policisë.

“Ata po e kryejnë punen e tyre e ne duhet ta kryejmë punën tonë duke marrë vendime konform nevojave dhe kërkesave të policisë!”, u shpreh Musliu.

Ndërkaq, shtojmë se dhjetë kërkesat e policisë së Kosovës përfshijnë:

– ligjin e pagave,

– shtesa e rrezikshmërisë në punë,

-shtesa për punë të vecanta,

-klasifikimi në koeficient për stafin civil,

-shujta mujore,

-shpërblimi për fundvit për përformancë më të mirë,

– tre paga përcjellës për të pensionuarit,

-zbritja e përvojës së punës nga 0.5 në 0.25 për 15 vitet e para,

– sigurimi shëndetësorë e jetësorë.

– dhe ligji për pensionim në policinë e Kosovës.