Përleshje fizike mes pesë personave në Gjakovë, të njëjtit përfundojnë në pranga

Pasditen e sotme rreth orës 15:50 në rrugën “Martirët e Kombit“ në Gjakovë, ka ndodhur një përleshje fizike mes pesë personave. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Shereremet Elezaj, e ka konfirmuar rastin për lajmi.net. “Policia tek njëri nga të dyshuarit ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe 13 fishekë, ndërsa tek një i…

Lajme

03/10/2024 23:30

Pasditen e sotme rreth orës 15:50 në rrugën “Martirët e Kombit“ në Gjakovë, ka ndodhur një përleshje fizike mes pesë personave.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Shereremet Elezaj, e ka konfirmuar rastin për lajmi.net.

“Policia tek njëri nga të dyshuarit ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe 13 fishekë, ndërsa tek një i dyshuar tjetër një shufër metalike”, tha ai.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit me vendimin e të cilit të gjithë të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje, njofton policia./Lajmi.net