“O veç m’i shitë shpiat, fmia duhet me dalë me kese…” – Prishtinasi i frustruar pse s’po shtrohet rruga, kritikon fort kryetarin Rama
Banorët e lagjes Kolovicë, qe shtatë vite përballen me të njëjtën problematikë. Ankesa e tyre e përditshme është për rrugën e pa-asfaltuar në derë të shtëpisë, e cila po krijon probleme për të fëmijët e të rriturit e kësaj lagjeje. Një banorë i lagjes në një prononcim për lajmi.net është shprehur se ndonëse rruga nuk…
Lajme
Banorët e lagjes Kolovicë, qe shtatë vite përballen me të njëjtën problematikë.
Ankesa e tyre e përditshme është për rrugën e pa-asfaltuar në derë të shtëpisë, e cila po krijon probleme për të fëmijët e të rriturit e kësaj lagjeje.
Një banorë i lagjes në një prononcim për lajmi.net është shprehur se ndonëse rruga nuk është asfaltuar e masa nuk po merren, prapë se prapë detyrohen të paguajnë tatimin.
“Rruga e pa asfaltuar, nuk është marrë asnjë masë. Tatimi na vjen njëjtë, s’kemi qare pa e pagu“, tha ai.
Ai tha se për të kaluar rrugën kur bie shi, duhet të vendosin qese, madje kritikoi edhe kryetarin e kryeqytetit, Përparim Rama që s’po ndërmerr gjë në këtë aspekt.
“O veço me i lëshu, e me dalë krejt”, u shpreh ai tutje.
E ndër të tjera ai tregoi se numri i familjeve që jetojnë në këtë rrugë e që çdo ditë përballen me të njëjtën problematikë është jo më pak se shtatë.
Bashkëngjitur videoja: