​ Ministrja Gërvalla në Konferencën e 45-të të Frankofonisë

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla mori pjesë në Konferencën e 45-të Ministrore të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, të mbajtur në Paris, duke shprehur përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave të përbashkëta si demokracia dhe të drejtat e njeriut, multikulturalizmit dhe respektimit të gjuhëve dhe kulturave të ndryshme. Ministrja…

Lajme

03/10/2024 18:41

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla mori pjesë në Konferencën e 45-të Ministrore të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, të mbajtur në Paris, duke shprehur përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave të përbashkëta si demokracia dhe të drejtat e njeriut, multikulturalizmit dhe respektimit të gjuhëve dhe kulturave të ndryshme.

Ministrja Gërvalla në kuadër të Konferencës Ministrore, vizitoi sot edhe Fshatin e Frankofonisë ku ishte ekspozuar Pavioni i Kosovës në mesin e këndeve të shumë shteteve të tjera pjesëmarrëse.

Pjesëmarrja e Kosovës në ekspozitën e Fshatit të Frankofonisë është një mundësi unike për të prezantuar kulturën, gjuhën dhe potencialin ekonomik të vendit tonë përballë vendeve frankofone.