22 vjeçar, por me 27 vepra penale- Arrestohet mashtruesi i taksistëve në Prishtinë

Është arrestuar mbrëmë një 22 vjeçar në Prishtinë, i cili dyshohet për 27 vepra penale të mashtrimit dhe keqpërdorimit të pasurisë së huaj. Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari D.M ka marrë nga ankuesit e një numër i madh janë taksistë shuma të ndryshme të parave duke i mashtruar gjatë kryerjes së pagesave.…

Lajme

03/10/2024 12:04

Është arrestuar mbrëmë një 22 vjeçar në Prishtinë, i cili dyshohet për 27 vepra penale të mashtrimit dhe keqpërdorimit të pasurisë së huaj.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari D.M ka marrë nga ankuesit e një numër i madh janë taksistë shuma të ndryshme të parave duke i mashtruar gjatë kryerjes së pagesave.
Komunikata e plotë e Policisë:

Hetuesit nga Sektori  i Hetimeve të Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit, respektivisht hetuesit e stacionit Veriu,mbrëmë kanë arrestuar një person të dyshuar për 27 vepra penale (mashtrime dhe shpërdorime të pasurisë së huaj)

Puna disa mujore e hetuesve policor ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e  personit të dyshuar:

– D.M,  mashkull 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Mbështetur në rezultatet e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se i arrestuari  dyshohet të ketë marrë nga ankuesit ( numri më i madh i ankuesve janë taksistë), shuma të ndryshme të parave duke i mashtruar gjatë kryerjes së  pagesave për shërbime dhe blerje./Lajmi.net/