Azemi nuk e mbështet aksionin e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist: Mos na prishni punë

Aksioni simbolik i cili ishte paraparë të zhvillohet sot në përkrahje të punëtorëve teknike të Kuvendit, të cilat janë në grevë me kërkesën për rritje pagash, e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist është bojkotuar nga mediat që ishin prezente, kjo për shkak të sjelljes së kolektivit me Policinë e Kosovës, po ashtu…

Lajme

03/10/2024 10:47

Aksioni simbolik i cili ishte paraparë të zhvillohet sot në përkrahje të punëtorëve teknike të Kuvendit, të cilat janë në grevë me kërkesën për rritje pagash, e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist është bojkotuar nga mediat që ishin prezente, kjo për shkak të sjelljes së kolektivit me Policinë e Kosovës, po ashtu edhe për shkak të mos përkrahjes së këtij aksioni nga Sindikata e Pavarur të Sektorit Privat ndaj këtij aksionit.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, në një diskutim me një nga pjesëtaret e Kolektivit u shpreh se ‘nuk mund të mbështetësh dikë pa lejen e përfaqësuesve’.

“Ju keni dalë për të na mbështetni, si e mbështetni dikë që nuk ju jep atë leje. Si mund ta bësh një aksion pa përfaqësuesit e këtyre punëtoreve. Me fal unë po dua që të ju mbështes, a bënë që të ju mbështesim… Ju falënderojmë për mbështetjen, por mos se këto gra ju mundeni me i lënë në rrugë. Ju a e dini Ligjin mbi organizmin e grevës? Nuk është mirë që të silleni rreth nesh se mund të na prishin punë. Ju vazhdoni vetëm na lëni neve rehat”, ka thënë Azemi.

Javë më parë, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka protestuar para Kuvendit të Kosovës për tu solidarizuar me punëtoret teknike të Kuvendit, të cilat kanë hyrë në grevë këtë javë.