Edon Zhegrova shpallet “Lojtari i ndeshjes” ndaj Real Madridit

Edon Zhegrova shkëlqen edhe ndaj Real Madridit. Ylli kosovar bëri paraqitje fantastike me Lille në fitoren minimale 1:0 ndaj Real Madridit. Edon Zhegrova bëri disa pasime kyçe, por që bashkëlojtarët nuk arritën t’i konkretizonin. Ishte më saktësisht Jonathan David që në dy raste u asistua bukur nga Zhegrova, por dështoi të realizonte. Në fundin e…

Sport

02/10/2024 23:15

Edon Zhegrova shkëlqen edhe ndaj Real Madridit.

Ylli kosovar bëri paraqitje fantastike me Lille në fitoren minimale 1:0 ndaj Real Madridit.

Edon Zhegrova bëri disa pasime kyçe, por që bashkëlojtarët nuk arritën t’i konkretizonin.

Ishte më saktësisht Jonathan David që në dy raste u asistua bukur nga Zhegrova, por dështoi të realizonte.

Në fundin e pjesës së parë, një goditje e lirë e Zhegrovës u prek me dorë në zonë nga Camavinga, për t’u akorduar penallti.

Nga 11-metërshi i saktë u tregua Jonathan David për të shënuar golin e fitores së vendasve.

Real Madridi tentoi deri në fund të shënonte të paktën golin e barazimit, por nuk ia doli dot.

Kësisoj, tani të dy skuadrat kanë nga tri pikë pas dy ndeshjeve të para në fazën e ligës në Ligën e Kampionëve.

Super ylli kosovar e fitoi çmimin e lojtarit më të mirë të ndeshjes.