Lladrovci: Shumë po e lakojnë emrin tim, rënia e lirë e Vv-së në Drenas, i ka alarmuar trushpërlarët

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar sot pasi siç thotë ai emri i tij është lakuar shumë. Lladrovci përmes një postimi në Facebook, ka përmendur edhe disa persona që ia kanë përmendur emrin e që sipas tij kanë ardhur pas rënies së VV-së në Drenas, shkruan lajmi.net. “E humbën kontrollën! Elvis e…

Lajme

02/10/2024 18:00

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar sot pasi siç thotë ai emri i tij është lakuar shumë.

Lladrovci përmes një postimi në Facebook, ka përmendur edhe disa persona që ia kanë përmendur emrin e që sipas tij kanë ardhur pas rënies së VV-së në Drenas, shkruan lajmi.net.

“E humbën kontrollën! Elvis e Blerim e kollan kusur, janë lëshue në lakimin e emrit tim. Dështimi i plotë në nivel qendror e lokal, si dhe rënia e lirë e Vv-së në Drenas, i ka alarmuar trushpëlarët.
Këtë rënie, nuk mund ta ndalin as agjentë e as bashkëpunëtorë të shërbimeve të huaja, e as shërbimet në Ballkan. E keni humbur kontroooollën!”, ka shkruar Lladrovci. /Lajmi.net/ 

 

Postimi i tij i plotë në Facbeook: