Pacolli flet për takimin me themeluesin e “Alibaba Group”: I kam premtuar vetes dhe fëmijëve që do e zhvillojmë Kosovën

Deputeti Behgjet Pacolli u deklarua në lidhje me qëndrimin e tij në Amerikë, gjatë javës së kaluar. Pacolli ka ndarë një fotografi ku tregoi se gjatë qëndrimit të tij në New York ka takuar themeluesin e “Alibaba Group” ,Jack Ma. Pacolli përmes një postimi në Facebook tha se takimi me Jack Ma e ka bërë…

02/10/2024 15:51

Deputeti Behgjet Pacolli u deklarua në lidhje me qëndrimin e tij në Amerikë, gjatë javës së kaluar.

Pacolli ka ndarë një fotografi ku tregoi se gjatë qëndrimit të tij në New York ka takuar themeluesin e “Alibaba Group” ,Jack Ma.

Pacolli përmes një postimi në Facebook tha se takimi me Jack Ma e ka bërë të veçantë udhëtimin e tij në New York, transmeton lajmi.net

“Udhëtimi në New York është prej atyre udhëtimeve që është i lodhshëm dhe energjik në të njëjtën kohë. Edhe pse qëndroj në kontakt me shumë partnerë nga e mbarë bota, kësaj radhe qëndrimi atje ishte i veçantë pasi takova edhe Jack Ma, themeluesin e “Alibaba Group”, një prej dyqaneve më të mëdha online në botë”, njoftoi ai.

Tutje Pacolli ka thënë se nuk dorëzohet dhe do e mbajë premtimin që i ka dhënë vetes dhe fëmijëve të tij për ta zhvilluar Kosovën .

“Unë nuk do të dorëzohem. Kam premtuar vetës dhe fëmijëve të mi, se Kosovën do e zhvillojmë, do e bëjmë atraktive për investime madhore dhe do të jetë e sigurt për të gjithë”- ka shkruar ai./Lajmi.net/