KFOR-i patrullon brezin kufitar në Zubin Potok: Në koordinim të ngushtë me policinë dhe EULEX-in

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i ka bërë të ditur se ushtarët letonezë të dislokuar me Komandën Rajonale në Lindje kanë kryer një patrullë përgjatë vijës kufitare në Zubin Potok. Pas agresionit në Banjskë, KFOR-i ka rritur prezencën në veri të vendit si dhe patrullimet përgjatë vijës kufitare me Serbinë janë bërë edhe më të…

Lajme

02/10/2024 15:18

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i ka bërë të ditur se ushtarët letonezë të dislokuar me Komandën Rajonale në Lindje kanë kryer një patrullë përgjatë vijës kufitare në Zubin Potok.

Pas agresionit në Banjskë, KFOR-i ka rritur prezencën në veri të vendit si dhe patrullimet përgjatë vijës kufitare me Serbinë janë bërë edhe më të shpeshta, transmeton lajmi.net.

KFOR-i vazhdon të koordinohet ngushtë me Policinë e Kosovës, që është reaguesi i parë dhe misionin e BE-së për sundim të ligjit, EULEX.

“Ushtarët letonezë të dislokuar me Komandën Rajonale në Lindje të misionit #KFOR të udhëhequr nga #NATO kryen një patrullë rutinë përgjatë vijës kufitare administrative, në komunën e Zubin Potokut/Zubin Potok.KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë”,thuhet në njoftim./Lajmi.net/