Njësitë Speciale me aksion kundër fajdes në Prizren, arrestohen tre persona

Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës janë duke realizuar një operacion të gjerë në Prizren. Njësitë policore kanë kryer disa bastisje në kuadër të hetimeve që po bëhen për veprën e dyshimtë “Fajde”. Deri më tani në pranga theksohet të kenë përfunduar tre persona të dyshimtë. Sipas informative të deritanishme të dyshuarit kanë përfituar…

Lajme

02/10/2024 14:54

Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës janë duke realizuar një operacion të gjerë në Prizren.

Njësitë policore kanë kryer disa bastisje në kuadër të hetimeve që po bëhen për veprën e dyshimtë “Fajde”.

Deri më tani në pranga theksohet të kenë përfunduar tre persona të dyshimtë.

Sipas informative të deritanishme të dyshuarit kanë përfituar dhjetëra, mijëra euro duke kryer veprën penale të fajdes.

Aksioni në fjalë nuk ka përfunduar ende, ndërsa njësitë policore po vazhdojnë të jenë në teren bashkë me Prokurorinë Themelore të Prizrenit.

Në lidhje këtë deklaratë zyrtare nuk ka pasur ende as nga Policia dhe as nga Prokuroria./Lajmi.net/