Ronela Hajati paralajmëron fansat për një surprizë të dielën

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, ka bërë të ditur se të dielen (6 tetor), do të sjellë një projekt të ri. Hajati njoftoi kështu përmes një postimi në “Instastori”, e cila tha se është gati për surprizën, shkruan Lajmi.net. “Kush është gati për një surprizë këtë të diel”, ka shkruar ajo. Derisa në një…

ShowBiz

02/10/2024 14:23

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, ka bërë të ditur se të dielen (6 tetor), do të sjellë një projekt të ri.

Hajati njoftoi kështu përmes një postimi në “Instastori”, e cila tha se është gati për surprizën, shkruan Lajmi.net.

“Kush është gati për një surprizë këtë të diel”, ka shkruar ajo.

Derisa në një postim tjetër, artistja zbulon se ky projekt do të titullohet “Labirinth”.

“E di që po kërkoni një baladë nga unë, apo jo? Epo, të gjithë do ta gjejnë veten në këtë”, theksoi ndër të tjerash Hajati.

Ndryshe Ronela mbetet një ndër artistet e preferuara të publikut e cila mbledh me miliona klikime në çdo këngë. /Lajmi.net/