Aksident trafiku në rrugën Shirokë-Suharekë: Përfshihen dy vetura, raportohet edhe për të lënduar

Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur sot në rrugën Shirokë-Suharekë. Detaje mbi aksidentin ka dhënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. “Është aksident trafiku, ku janë të përfshira dy vetura”, pohoi ai për lajmi.net. Në aksidentin në fjalë, raportohet që pos dëmeve materiale të ketë edhe persona të lënduar. “Si pasojë…

Lajme

02/10/2024 14:20

Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur sot në rrugën Shirokë-Suharekë.

Detaje mbi aksidentin ka dhënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Është aksident trafiku, ku janë të përfshira dy vetura”, pohoi ai për lajmi.net.

Në aksidentin në fjalë, raportohet që pos dëmeve materiale të ketë edhe persona të lënduar.

“Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale ka edhe të lënduar. Të lënduarit janë dërguar nē emergjencë”, shtoi tutje Bytyqi.

Policia ka dalë në vendngjarje dhe po merret me hetimin e aksidentit,/Lajmi.net