Ushqimi i ushtarëve, Bajqinovci: Opozita po e përdor situatën e ushqimit për të përfituar politikisht
Deputeti i kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mefail Bajqinovci, ka thënë se opozita po e përdorë situatën e ushqimit të FSK-së, për mashtrime dhe për të përfituar politikisht. Bajqinovci përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka shpërndarë fotografinë e ushqimit që po e hanë sot ushtarët e Forcës së Sigurisë…
Lajme
Deputeti i kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mefail Bajqinovci, ka thënë se opozita po e përdorë situatën e ushqimit të FSK-së, për mashtrime dhe për të përfituar politikisht.
Bajqinovci përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka shpërndarë fotografinë e ushqimit që po e hanë sot ushtarët e Forcës së Sigurisë (FSK), gjë për të cilën tha se opozita po mundohet që këtë situatë ta përdor për të përfituar politikisht.
Ai këtë e ka quajtur lojë të opozitës duke thënë se po mundohen të luajnë me ndjeshmërinë e qytetarëve.
“Aq të paskrupullt janë disa, saqë edhe për ushqimin për FSK përdorin mashtrime për të përfituar politikisht. Opozita po përpiqet të shtrembërojë faktet, duke luajtur me ndjeshmëritë e qytetarëve tanë”, ka shkruar Bajqinovci.
Tutje ai ka thënë se çdo veprim dhe vendim i marrë është në interes të qytetarëve dhe mirëqenies së tyre.
“Por e vërteta është e qartë për të gjithë: çdo veprim dhe çdo vendim është në interes të qytetarëve dhe mirëqenies së tyre. Populli meriton të vërtetën, jo gënjeshtrat që shiten për përfitime politike”, ka shkruar Bajqinovci. /Lajmi.net/