Bislimi flet pas takimit me Sarrazinin: S’ka asgjë konkrete

Sot është mbajtur takimi mes zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, dhe emisarit gjerman për Ballkanin Perëndimorë, Manuel Sarrazin. Takimi u mbajt në kuadër të punimeve të Forumit Ekonomik Gjermano-Kosovar të organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, në bashkëpunim me Komitetin lindor të ekonomisë gjermane. Në pyetjet e gazetarëve rreth asaj se cka u diskutua me zyrtarin gjerman, Bislimi…

Lajme

02/10/2024 12:28

Sot është mbajtur takimi mes zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, dhe emisarit gjerman për Ballkanin Perëndimorë, Manuel Sarrazin.

Takimi u mbajt në kuadër të punimeve të Forumit Ekonomik Gjermano-Kosovar të organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, në bashkëpunim me Komitetin lindor të ekonomisë gjermane.

Në pyetjet e gazetarëve rreth asaj se cka u diskutua me zyrtarin gjerman, Bislimi tha se kanë folur për futboll.

Ndërkaq, lidhur me atë se se a ka diçka të re rreth kërkesës së gjermanëve për CEFTA-n, ai tha se nuk ka pasur asgjë konkrete, veçse kanë biseduar me Sarrazinin.

Gjermania i ka kërkuar Kosovës që ta heqë ndalesën ndaj mallrave të prodhuara në Serbi, ndalesë kjo që po konsiderohet si diçka që është kundër parimeve të CEFTA-s./Lajmi.net