Biden urdhëron ushtrinë amerikane në Lindjen e Mesme të rrëzojë raketat e Iranit
Presidenti amerikan Joe Biden ka urdhëruar forcat amerikane në rajon që të ndihmojnë mbrojtjen e Izraelit kundër sulmit iranian dhe të rrëzojnë raketat, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë. Bëhet e ditur se Biden po monitoron sulmin nga Shtëpia e Bardhë së bashku me zëvendëspresidenten Kamala Harris. Ky njoftim vjen pas lajmit se Irani ka sulmuar…
Bota
Presidenti amerikan Joe Biden ka urdhëruar forcat amerikane në rajon që të ndihmojnë mbrojtjen e Izraelit kundër sulmit iranian dhe të rrëzojnë raketat, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.
Bëhet e ditur se Biden po monitoron sulmin nga Shtëpia e Bardhë së bashku me zëvendëspresidenten Kamala Harris.
Sulmi ka bërë që ushtria izraelite të dalë me deklaratë dhe të kërkojë vigjilencë nga qytetarët.
Ngritjet dhe uljet janë pezulluar në aeroportin kryesor ndërkombëtar, Ben Gurion.
Gjithashtu, Jordania ka mbyllur hapësirën e saj ajrore.