Kombëtarja shqiptare me mungesa në prag të Ligës së Kombeve

Kombëtarja shqiptare shkon me probleme mungesash në ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve, që do të jenë edhe vendimtare. Kuqezinjtë luajnë jashtë fushë tani në tetor, dhe trajneri Silvinjo ka pasiguri në sulm dhe në mesfushë. Armando Broja vazhdon të mos luajë tek Evertoni, dhe ende nuk është e sigurt se kur sulmuesi do…

Sport

01/10/2024 17:32

Kombëtarja shqiptare shkon me probleme mungesash në ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve, që do të jenë edhe vendimtare.

Kuqezinjtë luajnë jashtë fushë tani në tetor, dhe trajneri Silvinjo ka pasiguri në sulm dhe në mesfushë.

Armando Broja vazhdon të mos luajë tek Evertoni, dhe ende nuk është e sigurt se kur sulmuesi do të jetë gati pas dëmtimit në tendinin e Akilit.

Padyshim që kjo do të ndodhë pas ndeshjeve ndaj Çekisë e Gjeorgjisë, ndërsa ylli I Premier Ligës nuk ishte as në shtator, në Pragë kundër Ukrainës dhe në “Arenën Air Albania” ndaj gjeorgjanëve.

Në dyshim edhe Rej Manaj, cili nuk ka luajtur në Superligën e Turqisë këto ditë.

Pritet të shihet fundjava, nëse sulmuesi I përfaqësueses do të mundë të jetë në fushë për Sivasporin, shkruan abcnews.

Mungesë e sigurt në mesfushë është Medon Berisha, ndonëse ai nuk është aktivizuar nga Silvinjo.

Futbollisti i Leçes ka lëndim, nuk dihet kur kthehet, ndërsa drejtuesit e klubit puljez kanë thënë se presin që ai të jetë gati pas ndeshjeve të kombëtareve.

Gjithsesi, Silvinjos I kthehen lojtarë të rëndësishëm si kapiteni Gjimshiti apo sulmuesi Daku.

Shqipëria luan në Pragë ndaj Çekisë dhe në Tbilisi kundër Gjeorgjisë në 11 e 14 tetor.