Osmani në takim me Roth, diskutohet për organizatat ndërkombëtare dhe dialogun me Serbinë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është duke qëndruar në një vizitë pune në Gjermani. Me këtë rast, Osmani ka takuar kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth. Në takim është diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në Kosovë e më gjerë. Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen…

Lajme

01/10/2024 15:34

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është duke qëndruar në një vizitë pune në Gjermani.

Me këtë rast, Osmani ka takuar kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth.

Në takim është diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në Kosovë e më gjerë.

Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Deputetit Roth dhe në përgjithësi të Bundestagut gjerman për aspiratat e Kosovës për t’iu bashkuar organizatave ndërkombëtare dhe theksoi rëndësinë e rolit të shtetit gjerman në këtë proces.

“Gjermania ka qenë një aleate tradicionale e popullit të Kosovës dhe ne e vlerësojmë shumë këtë mbështetje në përpjekjet tona për ta forcuar praninë dhe partneritetin tonë ndërkombëtar”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Osmani dhe Roth,  ndër të tjera diskutuan edhe për Procesin e Berlinit, me ç’rast Presidentja Osmani ka ritheksuar mbështetjen e plotë për marrëveshjet e dala nga ky proces.

Një pjesë e diskutimit në takim u fokusua edhe në procesin e dialogut me Serbinë./Lajmi.net/